Ndërlidhjet

Nesër shënohet 16-vjetori i Srebrenicës


Në qendrën përkujtimore Potoçari nesër do të shënohet 16-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë rreth 8 mijë djem dhe burra myslimanë.

Njëmbëdhjetëvjeçari Nesim Muhiq është viktima më e re nga 613 të tilla që do të varrosen nesër në Potoçari.

Masakra e Srebrenicës njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG