Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet në Vollga, ende 100 të zhdukur


Afër 50 zhytës rusë po kërkojnë sot në lumin Vollga, në mes të shpresave në zhdukje se mund të gjendet ndonjë i mbijetuar.

Më shumë se 100 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur, pasi që një anije turistike bullgare u fundos në lumin Vollga në Rusi.

Dhjetëra njerëz janë shpëtuar pasi që anija u fundos në rajonin e Tatarstanit, 750 kilometra në lindje të Moskës.

Ka pasur konfirmim për të paktën dy të vdekur.

Shkaku i aksidenit ende nuk dihet, ndërsa janë duke u zhvilluar hetimet.
XS
SM
MD
LG