Ndërlidhjet

SHBA, Kina, synojnë përmirësimin e raporteve ushtarake


Zyrtarë të lartë ushtarakë nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara po shikojnë mënyrat për të rritur mirëkuptimin mes dy vendeve.

Admirali Majk Mullen, shef i shtabit të Ushtrisë amerikane takohet sot me homologun kinez, Çen Binxhde, për të përmirësuar lidhjet ushtarake, pas parapakthimeve rreth shitjes së armëve Tajvanit nga ana e SHBA-së, sulmeve kibernetike që kishin bazën në Kinë dhe shqetësimeve për planet ushtarake të Kinës.

Të dielën, Mullen tha se Uashingtoni nuk po kërkon të kontrollojë rritjen e Kinës, por SHBA-të sipas tij do të mbesin aktive në rajonin e Azisë Paqësore për një kohë të gjatë.

Mullen gjendet në një vizitë katërditëshe në Kinë.
XS
SM
MD
LG