Ndërlidhjet

BE, takim urgjent për krizën e borxhit


Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompej ka kërkuar sot një takim urgjent me zyrtarët e lartë që merren me krizën e borxhit brenda eurozonës, në një përpjekje për të ndaluar mosmarrëveshjet në lidhje me pakon e dytë të shpëtimit për Greqinë.

Në takim pritet të marrë pjesë kreu i ministrave të financave të eurozonës Zhan Klod-Xhanker, shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Zhan Klod Trishe dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

Takimi reflekton shqetësimet se kriza mund të përhapet edhe në shtetet më të mëdha të eurozonës- përfshirë Italinë.

Bisedimet urgjente vijnë para një takimi të rregullt të ministrave të financave të eurozonës, që është planifikuar për sot.
XS
SM
MD
LG