Ndërlidhjet

KDI evidenton parregullsi në punën e Kuvendit


Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka nxjerrë raportin mujor nga monitorimi i punës së Kuvendit të Kosovës, për muajin qershor 2011, ku janë evidentuar një varg parregullsish.

Shqetësimet kryesore në bazë të këtij raporti janë: “keqpërdorimi” i votave të deputetëve në Kuvend, vazhdimi i politizimit të Agjencive të pavarura dhe përjashtimi i Kuvendit nga procesi i bisedimeve Kosovë - Serbi.

Sipas vetë KDI-së, në raportin mujor po ashtu flitet edhe për dinamikën e punës së Kuvendit të Kosovës, listën e raporteve të miratuara nga Kuvendi, atë të projektligjeve të miratuara në parim, transparencën e Punës së Kuvendit, parregullsitë që po e përcjellin punën e Kuvendit të Kosovës, si dhe mbikëqyrjen parlamentare ndaj Qeverisë.
XS
SM
MD
LG