Ndërlidhjet

Asanzh apelon vendimin për ekstradim


Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh ka filluar procesin e apelit ndaj ekstradimit në Suedi ku përballet me akuza përdhunim.

Dyzet vjeçari australian, ka shkuar në Gjykatën e Lartë të Londrës dhe ka kërkuar që të ndryshohet vendimi i një gjykate të një shkalle më të ulët, për ekstradimin e tij.

Një vendim i tillë ishte marrë në shkurt të këtij viti, por gjykata ka hedhur poshtë argumentet e avokatit të Asanzh se ai do të përballet me një proces jo të drejtë në Suedi.

Seanca dyditore e dëgjimit është përpjekja e dytë e Asanzhit për të bllokuar vendimin për eksradimin e tij.

Ai u arrestua në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi që dy gra suedeze e kanë akuzuar atë për sulm seksual.

Akuzat kundër tij, kanë ardhur në kohën kur në faqet e WikiLeaks-it ishin duke u publikuar një numër i konsiderueshëm i dokumenteve sekrete amerikane.

Asanzh thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG