Ndërlidhjet

KS i OKB-së dënon sulmet ndaj ambasaave në Siri


Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot fuqishëm sulmet e kësaj jave të protestuesve ndaj ambasadave amerikane dhe franceze në Damask.

Protestat u mbajtën kundër vizitave të ambasadorëve francezë dhe amerikanë në qytetin Hama ku është e përqëndruar opozita.

Në deklaratën e trupit 15 anëtarësh, u kërkohet autoriteteve të Sirisë që të mbrojnë pronën dhe personelin diplomatik.

Ambasadori i Sirisë në OKB në një reagim të tij, tha se Siria është munduar që të mbrojë ambasadat dhe për këtë disa nga protestuesit janë sjellë para drejtësisë.

Edhe Shtëpia e Bardhë e ka dënuar sulmin ndaj ambasadës amerikane, duke e qujatur atë si të “papranueshëm”.
XS
SM
MD
LG