Ndërlidhjet

SHBA: Obama dhe Klinton takohen me Lavrovin


Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot në Uashington, takohen me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavror, i cili gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Pritet që bisedimet të fokusohen në planet evropiane raketore të administratës Obama, për të cilat Lavrov tha se mbetet çështja më kontestuese në marrëdhëniet amerikano-ruse.

Zoti Lavrov, ka theksuar se ushtria e Rusisë ka shqetësime se ky projekt i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mund ta paraqes rrezik për sigurinë e Rusisë.

Ministri Lavror tha, poashtu, se në bisedime do të shtrohet edhe çështja e synimit të Rusisë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë. Për këtë çështje ai ankohet se po zgjatë shumë.
XS
SM
MD
LG