Ndërlidhjet

Kazakistan: 16 të burgosur u vranë nga dhuna


Zyrtarët e Kazakistanit thonë se 16 të burgosur janë vrarë kur personat e burgosur ishin përpjekur të iknin nga një burg shtetëror të shtunën vonë në mbrëmje.

Zëdhënësi i ministrisë së drejtësisë, Sulltan Kusetov, tha se të burgosurit ishin vrarë gjatë të shtënave me rojet e sigurisë, që kishin përfunduar me një eksplodim të fuqishëm.

Burgu gjendet në Balkhash afër qytetit Karanganda.

Për disa vite në Kazakistan kanë ndodhur trazira në burgje.

Sistemi i burgjeve në këtë vend ishte kritikuar nga Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime të tjera.
XS
SM
MD
LG