Ndërlidhjet

EULEX-i ndërpret hetimet për rastin e Gazimestanit


Prokurori i EULEX-it, i cili ka udhëhequr procedurën hetimore në rastin e Gazimestanit, ka vendosur t’i ndërpresë hetimet ndaj të dyshuarve, për shkak të mungesës së provave.

Sipas komunkatës së lëshuar nga misioni evropian, prokurori ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Komunale në Prishtinë që t’i lirojë të arrestuarit nga paraburgimi.

Në komunikatë thuhet se pala e dëmtuar ka 8 ditë kohë për të vendosur nëse dëshiron të parashtrojë ankesë ndaj vendimit.

Policia e Kosoves pati arrestuar pesë persona, pasi të njëjtit, pas përfundimit të manifestimit për 622-vjetorin e Betejës së Kosovës, kishin sulmuar me gurë zyrtarët policorë.
XS
SM
MD
LG