Ndërlidhjet

Tahiri takoi Lidingtonin në Londër


Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka takuar ministrin për Evropën, David Roy Lidington.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka shprehur mirënjohjen e madhe që ka Kosova dhe qytetarët e saj për kontributin që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në të gjitha fazat e shtetformimit të Kosovës.

Tahiri, sipas një njoftimi nga kabineti i saj, ka thenë mes tjerash se “Kosova është e fokusuar në përmbushjen e obligimeve për integrim në Bashkimin Evropian, NATO, OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë”.

Duke folur për dialogun teknik, Tahiri ka deklaruar se dialogut ndërshtetëror është ekskluzivisht për çështje praktike i cili do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dyja vendeve.

Nga ana e tij, Lidington ka rikonfirmoi qëndrimin e Mbretërisë se Bashkuar se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti shtetëror i Kosovës janë çështje të mbyllura.

Lidington citohet të ketë thenë se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në planin e brendshëm dhe te jashtëm.
XS
SM
MD
LG