Ndërlidhjet

Rebelët libianë rimarrin Al-Kavalishin


Kryengritësit libianë thonë se kanë rimarrë kontrollin e një qyteti në jug të Tripolit, duke rritur shpresat për një marshim në kryeqytet.

Reuters raporton se rimarrja e Al-Kavalishit pason një ditë të luftimeve të ashpra midis rebelëve dhe forcave besnike të Muamer Gadafit.

Rebelët thonë se pesë nga luftëtarët e tyre janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur.

Prkuroria e Përgjithshme e Libisë ka akuzuar kreun e NATO-s, Anders Fog Rasmusen, për krime lufte, për vrasjen e civilëve të pafajshëm dhe bombardimin e caqeve civile në Libi.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit – një organ i rebelëve me seli në Bengazi – është njohur nga Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu si përfaqësues legjitim i Libisë.

Tre shtetet u janë bashkuar mbi 20 vendeve të tjera, të cilat kanë njohur tashmë këtë këshill.

Në një takim në Bruksel, Bashkimi Evropian u ka ofruar rebelëve libianë ndihmë në reformat demokratike, kur lufta të ketë përfunduar.
XS
SM
MD
LG