Ndërlidhjet

Digjen dy vetura të gazetës malazeze "Vijesti"


Dy automjete zyrtare të gazetës së Podgoricës, “Vijesti” janë djegur në mëngjes duke u shkatërruar plotësisht, ka njoftuar vetë gazeta përmes faqes së saj të internetit.

Makinat ishin të parkuara në afërsi të ndërtesës në të cilën është vendosur gazeta “dhe afër Agjencisë për Siguri Kombëtare”, bën të ditur gazeta.

Policia është duke zhvilluar hetimet, ndërsa gazetës i është thënë se “duket se automjetet janë shkatërruar qëllimisht”.
XS
SM
MD
LG