Ndërlidhjet

Sudani Jugor u bë anëtari i 193-të i OKB-së


Asambleja e Përgjithshme e ka pranuar Sudanin Jugor si anëtarin e 193-të të Kombeve të Bashkuara.

Vota me aklamacion e Asamblesë, pasoi shpalljen e pavarësisë së shtetit afrikan nga Sudani këtë të shtunë.

Sudani jugor arriti pavarësinë, pasi populli i tij votoi për ndarjen nga pjesa tjetër e shtetit në referendumin e janarit, nën kushtet e marëveshjes së paqes që përfundoi luftën 20 vjeçare në mes të veriut dhe jugut të Sudanit.

Sudani qe bërë i pavarur në vitin 1956, por qe pllakosur nga konflikti në mes të veriut dhe jugut.

Shteti i fundit që është pranuar në OKB ka qenë Mali i Zi në vitin 2006, por vetoja e Kinës dhe Rusisë e kanë bllokuar Tajvanin dhe Kosovën që t’i bashkohen trupit botëror.
XS
SM
MD
LG