Ndërlidhjet

Tiranë: Kuvendi i ri ndërtohet te Piramida


Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancë plenare pa praninë e opozitës projektligjin "Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë", që i hap rrugën procedurave të mëtejme për përfundimin e këtij projekti në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit.

Me 72 vota pro, Kuvendi i dha dritën jeshile këtij ligji, që bën të mundur ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar tek Piramida.

Ligjvënësit shqiptarë miratuan planet për shembjen e ndërtesës që dikur shërbente si mauzoleum i ish diktatorit Enver Hoxha.

Ndërtesa e njohur si Priamida, është ndërtuar në vitin 1988 për të përkujtuar ditëlindjen e 80-të të Enver Hoxhës, tri vjet pas vdekjes së tij.

Vendimi për ngritjen e Kuvendit të ri të Shqipërisë është kundërshtuar dhe nga bashkia e Tiranës, e cila dërgoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Por, kjo e fundit, në një seancë në muajin qershor.

Ndërkohë, më 24 mars, një juri ndërkombëtare përzgjodhi mes 12 projekteve, atë të një studioje arkitekture nga Vjena (Austri) si fituese të konkursit ndërkombëtar për kompleksin e ri parlamentar, të shpallur nga Kuvendi.
XS
SM
MD
LG