Ndërlidhjet

Përfaqësues të shteteve arabe takohen me kryengritësit libianë


Përfaqësuesit e shteteve arabe dhe perëndimore do të takohen me udhëheqësit e kryengritësve libianë sot në Stamboll.

I ashtuquajturi "Grupit i Kontaktit", është duke koordinuar përpjekjet për të detyruar Muamar Gadafin të largohet nga pushteti.

Udhëheqës libianë, megjithatë, në një takim në perëndim të Tripoli kanë deklaruar se Gadafi do të "luftojë deri në fund" dhe se " në fund NATO nuk do të jetë në Libi."

I dërguari i Rusisë në Libi ka deklaruar se Gadafi ka shumë armë për të luftuar shumë gjatë.

Ndërkohë, Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u ka bërë thirrje anëtarëve të Aleancës për të siguruar më shumë avionë luftarakë për të bombarduar objektivat e Libisë.
XS
SM
MD
LG