Ndërlidhjet

NATO heton vrasjen e 6 personave në Khost


Në Afganistan forcat e NATO-s, thanë se do të hetojnë pretendimet afgane se gjashtë civilë u vranë të enjten gjatë një operacioni ushtarak të NATO-s.

Zyrtarët e qeverisë provinciale, deklaruan se në provincën lindore të Khostit gjashtë veta u vranë duke përfshirë edhe një mësues dhe një vajzë 11 vjeçare.

NATO fillimisht tha se vetëm një civil u plagos. Por, presidenti afgan Hamid Karzai ka urdhëruar zyrtarët afganë për të kryer një hetim për rastin.

Viktimat civile janë një çështje e ndjeshme në mes të forcatve të huaja dhe presidentit Karzai, i cili muajin e kaluar lëshoi një "paralajmërim të fundit" për t’iu shmangur operacioneve që vrasin civilë.
XS
SM
MD
LG