Ndërlidhjet

Hetohen kapitenët që s’ofruan ndihmë në tragjedinë e Vollgës


Hetuesit rusë kanë urdhëruar policinë të arrestojë kapitenët e dy anijeve, për të cilët të mbijetuarit e tragjedisë në Vollga thonë se i kanë anashkaluar në ujë, duke mos iu ofruar ndihmë.

Zëdhënësi i Komisionit Federal të Hetimeve, Vlladimir Markin, tha se dy kapitenët do të merrën në pyetje.

Mediat ruse njoftojnë se të mbijetuarit kanë bërë fotografi me celularë të anijeve teksa iknin.

Numri i konfirmuar i viktimave nga fundosja e anijes në Lumin Vollga ka arritur në 114. Pesëmbëdhjetë njerëz figurojnë ende të zhdukur, ndërsa 79 kanë shpëtuar.
XS
SM
MD
LG