Ndërlidhjet

Stamboll, regjimi libian të pajtohet me vullnetin e popullit


Përfaqësuesit e shteteve arabe dhe perëndimore kanë nisur takimin me udhëheqësit e kryengritësve libianë në Stamboll.

I ashtuquajturi “Grup i Kontaktit” është duke koordinuar përpjekjet për të detyruar Muamer Gadafin të largohet pas 41 vjetësh në pushtet.

“Mbi 40 shtete dhe organizata ndërkombëtare janë mbledhur këtu, me një qëllim të përbashkët – që Gadafi të shkojë – dhe përsëritja e tij është vërtetë e rëndësishme për të treguar angazhimin e botës dhe për t’i bartur regjimit porosinë se nuk ka ku të shkojë dhe se duhet të pajtohet me vullnetin ndërkombëtar dhe të popullit libian”, tha ministri i Zyrës së Jashtme britanike, Allister Bërt.

Udhëheqësi libian, duke folur në një tubim në perëndim të Tripolit, tha se “do të luftojë deri në fund”.
XS
SM
MD
LG