Ndërlidhjet

Tahiri dhe Xhentilini bisedojnë për dialogun


Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Xhentilini.

Në këtë takim mësohet se janë diskutuar dhe analizuar rrjedhat e dialogut, si dhe janë vlerësuar marrëveshjet e raundit të kaluar.

Temë e dy zyrtarëve kanë qenë edhe përgatitjet për raundin e gjashtë të bisedimeve që do të mbahen më 20 dhe 21 korrik.

Zonja Tahiri ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë që të punohet për zgjidhje evropiane, në kuadër të katër fushave: telekomunikacionit, energjisë, tregtisë së lirë dhe kadastrës.
XS
SM
MD
LG