Ndërlidhjet

Aktivistët: 28 të vrarë nga forcat siriane


Aktivistët thanë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën 28 njerëz dhe kanë plagosur qindra të tjerë në protestat anti-qeveritare të mbajtura të premten.

Një zëdhënës i Komisionit lokal Koordinues, që po regjistron demonstratat anti-qeveritare tha se 22 nga të vrarët kanë vdekur në kryeqytet dhe periferinë e tij- duke shënuar kështu shifrën më të madhe të të vdekurve në Damask deri më tash.

Demonstratat e së premtes për rrëzimin e presidentit Bashar Asad ishin më të mëdhatë që nga kryengritja që filloi më shumë se katër muaj më parë.
XS
SM
MD
LG