Ndërlidhjet

Vritet një ushtar i NATO-s në Afganistan


Një person i veshur me një uniformë të ushtrisë afgane ka vrarë një ushtar të NATO-s në Afganistanin jugor.

Nuk ishte e qartë nëse njeriu që ka sulmuar ishte nga ushtria afgane, ose ishte militant i paraqitur si ushtar.

Një zëdhënës i Forcës Ndërkombëtare të NATO-s në Afganistan tha se vrasësi nuk u vra menjëherë dhe nuk u bë e ditur se çfarë ka ndodhur me të.

Mediat citojnë një zyrtar afgan të sigurisë të ketë thënë se incidenti të ketë ndodhur në provincën e Helmandit.

Qeveria afgane në këtë vend ka paraparë që të marrë përgjegjësinë e sigurisë nga java e ardhshme.

XS
SM
MD
LG