Ndërlidhjet

Byhler takon përfaqësuesit e komuniteteve fetare


Përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë kanë zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard, Byler, ku kanë biseduar për çështjet e ineresit të përbashkët .

Në komunkiatën e misionit paqeruajtës, thuhet se “udhëheqësit diskutuan për atë se si t’i ruajnë dhe përmirësojnë më tej vlerat fetare, respektin e ndërsjellë të bashkësive fetare dhe kulturën e tolerancës dhe paqes.

Sipas së njëjtës, gjenerali Byler ka shprehur kënaqësinë e tij për bisedimet, të cilat pasqyrojnë frymën e pajtimit në shoqërinë kosovare.

Byler, takimin e ka vlerësuar si historik dhe si rrugë drejt së ardhmes, në të cilën të gjitha dallimet etnike dhe fetare do të tejkalohen, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG