Ndërlidhjet

Klinton: SHBA mbështet masat greke të kursimeve


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton tha se Shtetet e Bashkuara fuqishëm mbështesin masat e ashpra të Greqisë, për të dalë nga kriza ekonomike.

Klinton i bëri komentet sot në Athinë në fillim të një vizite dy-ditore, gjatë së cilës pritet të takojë presidentin Karolos Papulias, kryeministri Jorgos Papandreu, dhe ministrin e financave.

"Ne qëndrojmë me popullin dhe qeverinë e Greqisë. Ju dhe vendi juaj duhet të ktheheni në rrugën e stabilitetit ekonomik dhe prosperitetit", tha ajo në një konferencë për media me ministrin e jashtëm.
XS
SM
MD
LG