Ndërlidhjet

Mesiq viziton Kosovën


Me ftesë të zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli, ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, do të qëndrojë në Kosovë më 19 dhe 20 korrik, ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërorë të vendit.

"Gjatë kësaj vizite do të zhvillohet edhe një takim ish-presidentësh, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq, dhe ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu", thuhet në komunikatën e qeverisë.
XS
SM
MD
LG