Ndërlidhjet

Ministri Rexhepi priti Ulrike Lunaçekun


Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pritur raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Mësohet se zonja Luançek, pos tjerash, u interesua për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, me fokus të veçantë në riatdhesimin dhe riintegrimin e personave të riatdhesuar.

Ministri Rexhepi e informoi raportuesen për Kosovën në PE për progresin e arritur në fushën e legjislacionit, riatdhesimit dhe riintegrimit, sigurinë e dokumenteve, luftën kundër krimit të organizuar si dhe menaxhimin e integruar të kufijve.
XS
SM
MD
LG