Ndërlidhjet

Anulohet takimi i nesërm, dialogu rinis në shtator


I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Kuper ka njoftuar se takimi i paraparë për nesër mes palëve është anuluar.

Deri në muajin shtator më nuk do të ketë takime mes palëve.

“Kemi marrë vendim që të anulojmë takimin e nesërm të dialogut dhe i kam informuar që të dy palët për këtë”, ka thënë Kuper, për të shtuar se takimi është shtyrë, meqë nuk dukej se palët do të dakordoheshin për ndonjë marrëveshje.

“Tash jemi në fazën e diskutimeve ku jemi shumë afër marrëveshjeve për disa çështje dhe nuk ka pse të mbahet takimi përderisa nuk jemi në gjendje që të arrijmë ndonjë marrëveshje”, ka thënë i dërguari i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ishte e qartë se kjo nuk do të ndodhte nesër, kështu që vendosëm se do të ishte më mirë që të mos kishte takim, por të rifillojmë në shtator, ku mendoj se do të ketë një perpsektivë më të mirë për pajtueshmëri për çështje të caktuara”, tha në një deklaratë për media, Robert Kuper.
XS
SM
MD
LG