Ndërlidhjet

Marnak: Do bëjmë çmos për të sqaruar imunitetin


Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka theksuar rëndësinë e sqarimit të imunitetit të deputetëve të Parlamentit nga Gjykata Kushtetuese.

“Ashtu siç edhe keni mundur ta vëreni, dje Brukseli e ka bërë një deklaratë ku konfirmon se ata e përkrahin fuqishëm nevojën për ta sqaruar këtë çështje”, ka thënë Marnak për gazetarët, pas një vizite që i bëri Prokurorise Speciale të Kosovës.

“Ne jemi duke punuar ende në këtë çështje. Ne do të bëjmë çmos për ta gjetur mënyrën për ta marrë këtë sqarim, pasi ai është me rëndësi për Kosovën dhe sundimin e ligjit”, shtoi ai.

Shefi i EULEX-it shtoi se është shumë me rëndësi që Parlamenti të përfshihet në këtë proces pasi, sic ka thënë ai, imuniteti ka të bëjë me deputetët e Parlamentit.

“Unë dua ta bëj shumë të qartë këtë: ne nuk jemi duke u marrë me ndonjë rast të veçantë, por ne dëshirojmë të kemi një sqarim të përgjithshëm”, ka thënë de Marnak.
XS
SM
MD
LG