Ndërlidhjet

Shqipëria merr statusin e kandidates këtë vit?


Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha se ai beson që vendi i tij edhe më tej mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, në këtë vit, edhe pse zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar se ngërçi politik po kërcënon procesin.

“Unë jam optimist se kjo do të ndodhë para fundit të këtij viti”, u ka thënë Haxhinasto gazetarëve pas një takimi mbi përparimin e Shqipërisë kah anëtarësimi.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Shtefan Fyle, megjithatë, tha se ai mbetet i shqetësuar për situatën politike të Shqipërisë, nevojën urgjente për reforma dhe humbjen e shansit për të bërë përparim drejt rrugës kah BE-ja.

Në këtë kontekst ai ka përmendur edhe zgjedhjet lokale të kontestuara nga opozita.
XS
SM
MD
LG