Ndërlidhjet

Medvedev kritikon mosndarjen e çmimit për Putinin


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka kritikuar vendimin për të anuluar ndarjen e çmimit të demokracisë gjermane për Vladimir Putinin.

Fondacioni privat që ndan këtë çmim, pat zgjedhur kryeministrin rus si fitues për këtë vit.

Por, organizatorët kanë thënë se i janë nënshtruar një “presioni të papërballueshëm” për anulim, përfshirë dhe “kërcënimet” nga laureati i 2009-ës, ish-presidenti çek, Vaclav Havel.

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Hanover, Medvedev tha se anulimi i vendimit “tregon frikë dhe mungesë pajtimi".
XS
SM
MD
LG