Ndërlidhjet

Tërmet i fortë në rajonin kufitar Kirgizi-Uzbekistan


Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur rajonin kufitar të Kirgizisë me Uzbekistanin.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e dridhjeve ishte rreth 40 kilometra në jugperëndim të Ferganas, në Uzbekistan.

Sipas Ministrisë kirgize të Emergjencës, epiqendra është regjistruar rreth 125 kilometra nga Oshi, qyteti kryesor në jug të Kirgizisë.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktimat. Zyrtarët lokalë thonë se 11 fshatra të rajonit Batken të Kirgizisë kanë mbetur pa energji elektrike. Disa fshatarë po ashtu kanë raportuar dëme në shtëpitë e tyre.

Agjencitë ruse të lajmeve thonë se tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, që është rreth 300 kilometra larg epiqendrës.
XS
SM
MD
LG