Ndërlidhjet

Kameron: Koulson do të dënohet nëse ka gënjyer


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, po u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve në lidhje me skandalin e perandorisë mediatike të Rupert Mërdokut.

Gjatë një seance të posaçme parlamentare, Kameron shpjegoi përse e ka punësuar Endi Koulsonin - ish-redaktorin e javores së Mërdokut “Neës of the Ëorld” - në postin e drejtorit të komunikimeve, në maj të 2010-ës.

Kameron tha se Koulson do të shpallet fajtor për mashtrim ndaj policisë dhe kryeministrit, nëse ka qenë në dijeni për përgjimet. Në një rast të tillë, shtoi Kameron, Koulson do të përballet me ndjekje penale.

“Në një retrospektivë perfekte dhe me të gjitha ato që kanë pasuar, unë nuk do t’i ofroja punë Endi Koulsonit dhe mendoj se as ai nuk do ta prantonte atë. Por, vendimet nuk i merrni në retrospektivë. Ato i bëni në kohën e tashme. Ju jetoni dhe mësoni. Dhe, më besoni, unë kam mësuar”, ka thënë Kameron.

Javorja “News of the World”, në bazë të provave të gjetura, ka përgjuar mesazhet me zë të mbi 4,000 njerëzve, përfshirë figurat publike, familjarët e ushtarëve britanikë të vrarë në luftë e të tjerë.

Të martën, shefi i gjigantit “News Coropration”, Rupert Mërdok, dhe ish-shefja për Britaninë e kësaj kompanie, Rebeka Bruks, kanë kërkuar falje para një paneli parlamentar britanik në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave.
XS
SM
MD
LG