Ndërlidhjet

Vetëvendosje "diplomon" Edita Tahirin


Në aksionin e radhës para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje i ka ndarë, siç thuhet, "diplomën e Universitetit të Hajnisë dhe të kompromiseve me Serbinë" zonjës Edita Tahiri.

Sipas komunikatës së kësaj lëvizjeje, "diploma pason kursin 'Negociatat dhe koncesionet marramendëse me Serbinë', për të cilin kryenegociatorja është vlerësuar me notë maksimale 10".

“Nuk do shumë mend për të vërejtur se si Qeveria dhe pushtetarët e Kosovës, përveç që janë të shitur e të korruptuar, janë edhe shumë të paditur", ka thënë pos tjerash aktivisti Frashër Krasniqi në lidhje me aksionin.
XS
SM
MD
LG