Ndërlidhjet

Zhupe: Gadafi mund të qëndrojë në Libi


Franca tha se udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, mund të qëndrojë në Libi, nëse ai pajtohet për të dhënë dorëheqje.

“Një nga skenarët e paraparë në mënyrë efektive është se ai mund të qëndrojë në Libi me një kusht – të cilin e përsëris – nëse tërhiqet nga jeta politike”, ka thënë ministri i Jashtëm francez, Allen Zhupe, për Televizionin e Francës.

Përleshjet ndërmjet kryengritësve libianë dhe forcave besnike të Gadafit po vazhdojnë, ndërkohë që forcat e koalicionit të NATO-s bombardojnë caqet e qeverisë.
XS
SM
MD
LG