Ndërlidhjet

Siria paralajmëron ambasadorët e SHBA-së dhe Francës


Siria ka paralajmëruar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Francës të mos udhëtojnë jashtë kryeqytetit pa leje.

Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm sirian vjen dy javë pasi dy diplomatët kanë vizituar Haman – qytetin që prej katër muajsh është qendër e protestave kundër presidentit Bashar al-Asad.

Valid Mollem tha se regjimi do të vendosë një ndalesë për ambasadorët “për të mos shkuar më larg se 25 kilometra jashtë Damaskut”.

Ai tha se nëse të dërguarit e SHBA-së dhe të Francës nuk i binden urdhrit, Siria do t’i ndalojë të gjithë diplomatët të largohen nga Damasku.

Rreth 1,600 njerëz thuhet të kenë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i protestave kundër regjimit.
XS
SM
MD
LG