Ndërlidhjet

SHBA: Populli i Libisë vendos për fatin e Gadafit


Muamer Gadafi duhet të lëshojë pushtetin, por i takon popullit të Libisë të vendosë nëse ai duhe të lejohet që të qëndrojë në Libi, ka thënë sot Shtëpia e Bardhë.

“Ai duhet të largohet nga pushteti. Pastaj i takon popullit të Libisë që të vendosë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni.

Ai ka bërë këto komente, pasi që është pyetur nga gazetarët nëse edhe SHBA pajtohet me Francën, se Gadafi mund të qëndrojë në Libi, po që se jep dorëheqje.
XS
SM
MD
LG