Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Prishtina ka thelluar mosbesimin


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka akuzuar autoritetet në Prishtinë, të cilat kanë marrë vendim për t’iu vënë embargo produkteve serbe.

“Me këtë lëvizje iracionale, Qeveria e Kosovës i humb kuptimin dialogut dhe kontribuon në një mosbesim më të madh ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Bogdanoviq, duke paralajmëruar se pasojat e këtij vendimi “do t’i ndjejnë të gjithë qytetarët e Kosovës – edhe shqiptarët, edhe serbët”.

“Në të njëjtën kohë, ky vendim do të përkeqësojë edhe më shumë situatën katastrofale të ekonomisë në Kosovë”, ka thënë Bogdanoviq.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind. Dy shtetet kanë bllokuar produktet kosovare që nga viti 2008.
XS
SM
MD
LG