Ndërlidhjet

Autoritetet serbe përgaditen për ekstradimin Haxhiqit


Autoritetet serbe janë duke u përgatitur për ta dorëzuar të akuzuarin për krime lufte Goran Haxhiq në Tribunalin e Hagës.

Avokati i tij mbrojtës ka thënë se nuk do të ankohet për ekstradimin.

Haxhiq mund të ekstradohet në Hagë shumë shpejt. Goran Haxhiq, i cili u arrestua në Serbi të mërkurën, u akuzua nga gjykata e Hagës në vitin 2004 me akuzat për krime lufte që rrjedhin nga lufta e viteve 1990 në Kroaci.

Arrestimi i tij u përshëndet gjerësisht si një mbyllje simbolike e një kapitulli të tmerrshëm në historinë e Ballkanit.
XS
SM
MD
LG