Ndërlidhjet

Veteranët e UÇK-së, pritet të protestojnë në qendër të kryeqytetit


Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë hyrë në ditën e 61-të të grevës, e që kërkojnë miratimin e Ligjit për veteranët e UÇK-së, kanë paralajmëruar për sot një protestë para ndertës së Qeverisë së Kosovës.

Disa nga grevistët dje kishin zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, por që nuk ka përfunduar me ndonjë rezultat.

Qeveria ka kërkuar ndërprerjen e grevës së veteranëve të UÇK-së, ndërkaq, grevistët kanë deklaruar se nuk do ta ndërpresin grevën pa u plotësuar kërkesa e tyre.

XS
SM
MD
LG