Ndërlidhjet

Lirohen tre të akuzuar për krime lufte


Përmes një komunikate për media, misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ka bërë të ditur se një trup gjykues i përbërë nga gjykatës kosovar dhe të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i ka lënë të lirë Sllobodan Martinoviqin, Sretko Martinoviqin dhe Svetlana Stojanoviqin për mungesë të provave të mjaftueshme.

Në komunikatë të EULEX-it, thuhet se ata ishin akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Prokuroria u përfaqësua nga një prokuror kosovar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Afati për ankesë është 15 ditë, thuhet në fund të komunikates se EUELX-it.

XS
SM
MD
LG