Ndërlidhjet

EUSR: Masat unilaterale nuk i zgjidhin problemet


Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) ka reaguar ndaj vendimit të ekzekutivit kosovar për ndërprejen e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Në një deklratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë thuhet:

"Ne po e studiojmë vendimin e marrë nga qeveria. BE-ja vazhdon të besojë se veprimet/masat unilaterale nuk i zgjidhin problemet. Do të ishte më mirë t'i jepej një mundësi dialogut Serbi-Kosovë në fillim të shtatorit para se të implementohej ndalesa".

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind.
XS
SM
MD
LG