Ndërlidhjet

Egjipt: Protesta kundër Ministrisë së Mbrojtjes


Mijëra protestues janë përpjekur që të marshojnë drejt Ministrisë së Mbrojtjes në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Makina të blinduara dhe qindra ushtarë kanë bllokuar rrugën e protestuesve. Marshi erdhi pas raporteve për përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve në qytete tjera, raporte këto që janë hedhur poshtë nga Këshilli Ushtarak në pushtet.

Shumë protestues kanë rritur mosbesimin në ushtri, duke e akuzuar atë se po zvarrit sjelljen e zyrtarëve të ish regjimit të Mubarakut para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG