Ndërlidhjet

Sulmuesi i Osllos, bleu 6 tonë pleh bujqësor


Norvegjezi, që dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në qendër të Osllos duke vrarë shtatë persona dhe se ka qëlluar për vdekje 84 të rinj në një takim politik në ishullin Utoja, ka blerë 6 tonë pleh artificial në muajin maj, ka thënë një firmë për furnizimin e fermave.

Disa lloje të plehut bujqësor janë përdorur në të kaluarën për të krijuar eksplozivë.

I dyshuari, i identifikuar si Anders Behring Breivik, ka bërë porosinë përmes kompanisë së tij, ka thënë furnizuesi.

“Këtë mallra janë dorëzuar më 4 maj”, ka thënë Odny Estenstad, një zëdhënës i zinxhirit furnizues bujqësor Felleskjoepet Agri për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Ai nuk ka dhënë detaje për llojin e plehut bujqësor, por ka thënë se, porosia prej 6 tonësh të plehut, në rrethana normale është e vogël për një prodhues bujqësor.

“Nuk e njoh atë apo kompaninë e tij, përveç se kompania e tij na ka kontaktuar në forma të rregullt dhe ne kemi dorëzuar plehun bujqësor”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG