Ndërlidhjet

NATO bart përgjegjësitë te forcat afgane


Forcat e NATO-s të udhëhequra nga Gjermania kanë dorëzuar sot përgjegjësitë tek forcat lokale në Mazar-e Sharif, në kryeqytetin e provincës veriore të Balkut në Afganistan.

Guvernatori i Balkut Ata Mohamed Nur tha në ceremoni se “vënia përgjithmonë e barrës ushtarake dhe të sigurisë mbi miqtë tanë ndërkombëtarë nuk do të ishte racionale”.

Ai tha se pret që në planin aftashkurtër nuk do të ketë “vështirësi serioze”.

Por, ai tha se mbeten sfida nga gatishmëria e terroristëve për të përdorur taktika jotradicionale.

Dorëzimi i përgjegjësisë është pjesë e përpjekjeve të koalicionit për të bartur sigurinë te forcat afgane deri në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG