Ndërlidhjet

Irani fajëson SHBA-në dhe Izraelin për vdekjen e shkencëtarit


Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për vdekjen e shkencëtarit iranian, duke e quajtur atë “një akt terrorist”.

Autoritetet në Teheran thonë se viktima e të shtënave vdekjeprurëse ishte Darioush Rezainejad, një student i elketronikës në Universitetin Khajeh Nasir të Teheranit.

Ndërkaq, raportet fillestare njoftonin për profesorin e fizikës, Darioush Rezaj, të jetë vrarë.

Disa e lidhin atë me programin bërthamor të këtij vendi. Gjatë viteve të fundit, disa shkencëtarë bërthamorë iranianë kanë vdekur në rrethana misterioze.

Megjithatë, përzierja e emrit të viktimës duket se ka çuar në konfuzion.
XS
SM
MD
LG