Ndërlidhjet

Haxhiq, nesër para gjykatës


I akuzuari i Hagës, Goran Haxhiq, nesër do të paraqitet për herë të parë para gjykatësve të Tribunalit, në lidhje me aktakuzën që e rëndon atë për krime lufte në Kroaci.

"Në ditët e ardhshme ai pritet të ketë takime me përfaqësuesit e Tribunalit, të cilët do t'i shpjegojnë se në çfarë mënyre mund ta formojë ekipin e tij të mbrojtjes. Nesër do të paraqitet për herë të parë në gjykatë, ku do të kërkohet të sqarohet për aktakuzën 14-pikëshe", ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Nerma Jellaçiq, për mediat serbe.

Haxhiq është kapur në rajonin e Frushka Gorës në Serbi, pas shtatë vjetësh në arrati.

Mbi të rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që rrjedhin nga mizoritë e kryera në Kroaci, në periudhën 1991-95.
XS
SM
MD
LG