Ndërlidhjet

Përkujtohen viktimat e "Paradës së Dashurisë"


Mijëra njerëz janë tubuar në Duisburg të Gjermanisë për të kujtuar viktimat që pësuan gjatë festivalit Parada e Dashurisë, një vit më parë.

Rreth 7,000 njerëz të prekur nga incidenti, përfshirë familjarë dhe miq të viktimave, u mblodhën në stadiumin e qytetit, duke mbajtur një minutë heshtje dhe më pas fjalime.

Incidenti ndodhi më 24 korrik të 2010-ës, kur brenda tunelit ku mbahej festivali, shpërtheu paniku dhe njerëzit shtypën njëri-tjetrin.

21 persona mbetën të vrarë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG