Ndërlidhjet

Klinton: Marrëveshjet në Kongres të nevojshme


Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton tha se ajo ka "besim" të ligjvënësit rivale të SHBA-ve, që do të jenë në gjendje për të arritur një marrëveshje për të reduktuar deficitin e qeverisë dhe për të rritur kufirin e borxhit për të parandaluar atë që do të jetë një mungesë e madhe për SHBA-në.

Klinton citohet ta ketë dhenë ketë deklaratë në një fjalim me krerët e biznesit sot në territorin kinez të Hong Kong.

Një marrëveshje në Kongres është e nevojshme deri në gusht 2 - apo qeveria e SHBA-ve, nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë borxhet e veta.

Një ngjarje e tillë, thonë ekspertët, mund të çojë në pasoja kaotike ekonomike globale. Ligjbërësit e SHBA-ve, ka premtuar se do të përpiqen për të gjetur një zgjidhje.

Debati në mes të Barak Obames dhe republikanëve ka qenë i fokusuar në shkurtimin shpenzimeve të qeverisë në programet sociale dhe për të rritur taksat.
XS
SM
MD
LG