Ndërlidhjet

Vdes regjisori i filmit "Zorba the Greek"


Regjisori greko-qipriot i filmit, Mihalis Kakojanis ka vdekur sot në Athinë, në moshën 89 vjeçare.

I lindur në Qipro më 1922, Kakojanis, u bë i famshëm pas filmit që fitoi tre Oskarë, “Zorba the Greek” apo Zorba Grek, një përshtatje e novelës së Nikos Kazanzakisit, në të cilin rolet kryesore i kanë luajtur, Entoni Kuin dhe Irena Papas.

Ai po ashtu njihet për filmin “Elektra,” që ka për bazë tragjedinë e Euripidit, i cili u shpërblye me dy çmime në festivalin e Kanës në vitin 1962.
XS
SM
MD
LG