Ndërlidhjet

Serbët e veriut kërkojnë ndërprerjen e dialogut


I ashtuquajturi Kuvendi i komunave dhe bashkësive serbe, i vendosur në veri të Mitrovicës, ka kërkuar sot ndërprerjen e dialogut me Prishtinën për shkak të masave të reciprocitetit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Ky organ paralel, thotë se reagimi i Beogradit ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjen e mallrave që përmbajnë vulat doganore të Serbisë, duhet të jetë ndërprerja e përnjëhershme e bisedimeve.

Ky Kuvend thotë se gjithnjë ka qenë kundër bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, që nuk organizohen në kuadër të Këshilit të Sigurimit të OKB-së, si dhe kërkoi që të anulohen marëveshjet e arritura deri tani mes palëve.
XS
SM
MD
LG